G6 ka mbërritur me një ekran pak më të gjatë sesa paraardhësi dhe asistentin dixhital të Google të integruar. Siç pritej telefoni sjell një ekran 5.7 inç Quad HD+ me rezolucion 2880×1440 dhe teknologjinë e ashtuquajtur FullVision LCD të LG.

Ekrani zë pjesën më të madhe të pjesës frontale të telefonit megjithatë rrethohet nga një kornizë e vogël. Risi e tij janë skajet e harkuara dhe teknologjitë Dolby Vision dhe HDR10.

G6 fuqizohet nga një procesor Snapdragon 821 dhe bateri 3,300 mAh. Shumë përdorues do të zhgënjeheshin po të mësonin se telefoni nuk ka bateri të zëvendësueshme por mund tja vlelë falë rezistencës IP68 ndaj ujit dhe karikimit wireless.

Sigurisht LG ka përmirësuar edhe kamerat. G6 karakterizohet nga tre kamera, një ballore dhe dy të pasme, me sensor 13 megapiksel.

Sensori i pasëm ka një kënd të gjërë prej 125 gradësh ndërsa frontali me kapacitet 5 megapiksel është 100 gradë. Aplikacioni i kamerës është i aftë të regjistrojë foto 360 gradëshe.

Ndërfaqja LG UX 6.0 është e bazuar në Android Nougat 7.0. Pavarësisht se nuk është Android 7.1, LG është i pari prodhues përveç gjigandit të motorit të kërkimit që sjell asistentin dixhital të Google.

Së fundi dhe jo më e parëndësishmja, LG ka ruajtur portën tradicionale të kufjeve 3.5 mm. Çmimi dhe disponueshmëria e telefonit ngelen për tu mësuar. /PCWorld  

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here