Bashkimi Evropian ka qenë i qartë për qëndrimin e tij në lidhje me përmbajtjet terroriste të publikuara online.

Ditën e djeshme Parlamenti Evropian votoi në favor të një rregulloreje e cila kërkon që kompanitë e internetit të fshijnë përmbajtje të tilla brenda një ore ose të përballen me pasoja financiare nga autoritetet.

Kompanitë të cilat vazhdimisht dështojnë në adresimin e kësaj problematike mund të gjobiten deri në 4% të të ardhurave të tyre globale.

Legjislacioni është i ngjashëm me udhëzimet e publikuara vitin e kaluar nga Komisioni Evropian megjithatë kritikët thonë se është disi i zbutur.

Kompanitë nuk do të detyrohen të monitorojnë përmbajtjet apo të instalojnë filtra automatikë. Megjithatë ato do të aplikohen vetëm nëse ka shkelje të vazhdueshme në menaxhimin e përmbajtjeve terroriste.

Parlamenti tha se disa platformave të vogla do tu jepet një afat prej 12 orësh përpara se të urdhërohen të fshijnë përmbajtjet. Parlamenti mbështeti ligjin me 308 vota në favor dhe 204 kundër megjithatë mbetet për tu negociuar në Këshillin Evropian të Ministrave.

Bashkimi Evropian shkon drejt zgjedhjeve në muajin Maj prandaj anëtarët e ri mund të kenë impaktin e tyre deri në versionin final të tij. Sipas BBC-së duke cituar një zyrtar të Komisionit Evropian, ndryshimet e bëra në të nga Parlamenti mund të nxjerrin ligj inefektiv.

Ai do të prekë platformat si Facebook, Twitter dhe YouTube.  

LEXO EDHE:  Produkti i radhës i Samsung është një vazo lulesh e pazakontë