Kryetari i Nisma, Fatmir Limaj ka thënë se në natën kur u arrit marrëveshja për koalicionin parazgjedhor PAN ka qenë në një situatë të vështirë.

“Ishim në një situatë para një vendimi të vështirë nuk e kisha as në imagjinatë”, ka thënë Limaj .

Ai ka thënë se me partnerin e mëhershëm të koalicionit AAK-në kishin përgatitur edhe programin që të shkojnë në zgjedhjet e reja.

“Ajo që ka ndodhur brenda dy orëve duhej komplet një qasje tjetër. Ishim para vendimit çka të bëjmë. Në një moment e kam refuzuar dhe as që kam dashur ta diskutoj”, ka shtuar ai në “Zona e Debatit”.

“Në politikë duhet të ketë njerëzi. Unë kisha një kontratë me Haradinajn, doja që Haradinaj ta kishte mundësinë të bëhej kryeministër”.

“Kishte ardh një moment që përpjekja jonë tre vjeçare ishte afër realitetit”.

“Pritsha që zoti Haradinaj të na lironte nga kontrata”, ka vazhduar ai.

Më tej Limaj ka thënë se Haradinaj i kishte shkruar një porosi se koalicioni me PDK po dështonte.

“Ramushi më shkruajti që nuk po bëhet, unë i thash mirë s’po bëhet”, ka thënë ai.

“Në fund Haradinaj ma kërkoi që të udhëtojmë bashkë edhe në këtë veprim”.

“Atë natë po merrej një vendim i vështirë”, ka deklaruar Limaj.

Më pas ai ka thënë se pasi foli me bashkëpartiakët morën vendim që ta përkrahin Haradinajn si kryeministër.

“Ia kisha dhënë fjalën Haradinajt se do ta mbështes”.

“Ne jemi futur në garë me të gjitha rreziqet. Jemi futur si Nisma që t’i japim mundësinë zotit Haradinaj të behje kryeministër”.

“Nuk kisha dashur të jetojë nesër kur miqtë e mi, anëtarët e Aleancës dhe zoti Haradinaj të më thoshte ‘po të kishe ardhur unë do të bëhesh kryeministër, ti nuk erdhe unë s’u bëra kryeministër”

“Këtë nuk do të ia lejoja vetes. Nuk do të jetoja me këtë”.

“Kam vendosur ta rrezikoj Nismën që t’i qëndrojë fjalës”, ka shtuar ai.

Me rezultatin e arritur në këto zgjedhje, Limaj ka thënë se partia që ai drejton është kthyer në një fuqi politike pasi ka 40% rritje.

“Ne si Nisma e kemi kryer detyrën tonë brenda koalicionit. Kudo që kam shkuar kam thënë që mos me votoni mua, votojini kandidatët e Nisma.”.

“Kam qenë i sigurt që qytetarët mua më japin votë. Drejtuesi nuk shkon veten ta bëjë deputet por ta nxjerr projektin e vetë”.

“Nisma ka punuar me frymë ekipore. Unë i vetëm s’kisha pasur çka të kërkojë në parlament, prandaj kam kërkuar vota për miqtë e mi. Ju kam vënë krahun miqve duke kërkuar vota për ra”, ka shtuar ai.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here