Liverpool e ka ngjallur interesimin për futbollistin e Lyon-it, Nabil Fekir, sipas raportimeve nga Eurosport France.

Francezi ka qenë afër transferimit në “Anfield Road” verën e kaluar, por dështimi në testet mjekësore i kishte dhënë fund transferimit 50 milionësh tek Të Kuqtë.

Ndërkaq tash, Liverpool raportohet se do të kthehet për të, por janë të gatshëm t’i paguajnë vetëm 30 milionë euro për të.