Liverpool është në pozicion të favorshëm që ta transferojë Alisson nga Roma, pohon Gazzetta dello Sport, përcjell Klan Kosova.

Të Kuqtë raportohet t’i kenë ofruar 70 milionë euro për gardianin brazilian, por që ishte refuzuar nga kryeqytetasit italianë.

Ata kërkojnë një shumë prej 75-80 milionë eurosh në mënyrë që ta lënë atë të largohet nga Olimpico.

Thuhet gjithashtu se Roma shpreson që edhe Chelsea ta bëjë një ofertë për të, në mënyrë që t’ia rrisë çmimin atij.