Pasi i është ofruar një vit vazhdimi i kontratës nga Chelsea, David Luiz ka pranuar se diskutimet me klubin janë duke vazhduar.

31 vjecari ishte një prej futbollistëve kyç në fitoren 2:0 të Chelsea ndaj Manchestet City në fundjavë, por që si në rastin e tij The Blues kanë rregullat e veta.

Ata lojtarëve që janë mbi 30 vjet ju ofrojnë vetëm nga një vit shtesë, shkruan Goal, përcjell Klan Kosova.

“Po provoj vetëm që të kaloj momente të mira, sikur që bëjë secilën ditë”, ka thënë Luiz.

“Pastaj, sigurisht, do ta bëjmë më të mirën për mua, për Chelsea dhe për të gjithë. Ende jemi në bisedime, të shohim. Të shohim se ç’sjell e ardhmja”.

“E dua këtë klub, të gjithë e dinë se unë dua të qëndrojë”.