Romelu Lukaku ka thënë që pret një “verë të zënë” teksa ka shtuar dyshimet se mund të largohet nga Manchester United.

“Kam një kontratë me Manchester United”, ka thënë Lukaku i cili realizoi dy herë kundër Skocisë.

“Do të flas me klubin tim dhe me agjentin tim, Federico Pastorello, për ta marrë vendimin më të mirë”.

“Po i shijoj pushimet e mia me familjen time. E di se çfarë do të bëj por nuk e them. Do ta shohim. Nëse pres një verë të zënë? Po”.