Lukaku është gjithnjë e më shumë drejt transferimit tek Inter.

Ai më herët në një intervistë deklaroi se Konte, i cili tani drejton Interin është trajneri më i mirë në botë si dhe do donte që ai të luante me të.

Sipas mediave italiane transferta ka avancuar duke bërë që Lukaku dhe Inter të përfundojnë marrëveshjen mes tyre.

Sipas mediave italiane 26 vjeçari ka pranuar një kontratë deri në vitin 2024 ku do të përfitojë mbi gjashtë milion euro + bonuse në vit.