Me fillim nga ora 20:45 sonte zhvillohet ndeshja mes Kosovës dhe Maltës, njofton Klan Kosova.

Me këtë rast, trajneri i Maltës ka bërë publike listën prej 11 lojtarëve më të cilët do të startojë ndeshjen kundër Kosovës.

Kujtojmë se ndeshja zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe është  e vlefshme për kualifikimet në Ligen e Kombeve.