Manchester City ka shënuar fitore të thellë 5-0 ndaj Liverpoolit në javën e katërt të Ligës Premier.

Skuadra e Pep Guardiolës ka shkëlqyer në këtë sfidë, duke dominuar nga minuta e parë deri në fund.

Kësisoj tani janë publikuar edhe notat e futbollistëve që u paraqitën në fushën e ‘Etihad Stadium’.

Nota më e lartë shkon për super mesfushorin belg, Kevin De Bruyne i cili ishte asistues në dy golat e parë (9.00).

Paraqitje tejet të mirë kishin edhe Sergio Aguero (8,9), Gabriel Jesus (8,5) e Leroy Sane (8,1).

Ndërkohë futbollisti me notën më të vogël në këtë takim ishte mbrojtësin Klavan (5.4)

Paraqitje jo të mirë te Liverpooli kishin edhe Sadio Mane që u ndëshkua me karton të kuq (5,5), Gregory Wijnaldum (5,8) dhe Alberto Moreno (5,8).

 

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here