Diego Maradona kërkon rikthimin tek Kombëtarja Argjentinase.

Pas dështimit në krye të stolit të albicelste në Kupën e Botës “Brazil 2010” ku u mund nga Kombëtarja Gjermane me rezultatin e thellë 4-0, El Pibe D’oro kërkon të rikthehet sërish në krye të stolit argjentinas. Dëshira e Maradonës është aq e madhe saqe ka deklaruar se eshte i gatshëm të mos përfitojë asnjë qindarkë nga puna e tij.

“Paratë nuk janë gjithcka në jetë. Shpesh mediat më cilësojnë si trajner që kërkoj të paguhem shumë. Kjo nuk është e vërtetë. Nëse më cilësojnë si të tillë nuk e di se cmund të thonë për trajner si Mourinho apo Ancelotti, por edhe shumë të tjerë. Dëshiroj shumë ti rikthehem stolit të argjentinës, të debatoj me gazetarët, të punojë me futbollistët.”

Pas dorëheqjes së Gerardo Martino, Federata Argjentinase e Futbollit është vënë në kërkim të një trajneri. Ish-kampioni i botës në vitin 1986 shpreson që kanditatura e tij të merret në konsideratë./supersport.al

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here