Marrëveshja – apo plani i paqes – iu prezantua udhëheqjes së RFJ-së më 2 përkatësisht 3 qershor 1999, nga ana e Presidentit të Finlandës, Martti Ahtisaari (Kudhra), dhe nga Viktor Çërnomërdini (Çekani), përfaqësues special i Presidentit të Rusisë.

Procesi i bisedimeve kaloi në dy faza. Në ditën e parë 2 qershor palët njoftuan zyrtarët jugosllavë me dokumentin, shkruan Besim Qeriqi në pjesën e gjashtë të serisëMarrëveshjet diplomatike dhe dyshimet për planin e ndarjes së Kosovës.

John Norris citon bisedën e zhvilluar midis negociatorëve dhe udhëheqësit jugosllavë, sipas tij, që në fillim Milosheviqi akuzoi NATO-n si një agresore, e cila ka vrarë civilë të pafajshëm…, këtë e arsyetonte në mosbesimin ndaj Aleancës Perëndimore, ngase, sipas tij, qëllimi i tyre është që t’i largojnë serbët dhe ta okupojnë Kosovën.

Në këtë rast, Ahtisaari kundërshtoi, duke theksuar se “kjo është arsyeja pse është vënë si kusht për praninë e trupave ruse, për të cilën SHBA-ja dhe NATO-ja kanë dakord me të”. (“Collsione Course”, J. Norris, fq. 18). Me gjithë mospajtimet, siç shkruajnë Çërnomërdin dhe Ahtisaari në kujtimet e tyre, takimi kaloi “çuditërisht mirë” ku Milosheviqi, siç theksojnë ata, u soll tërë kohën shumë njerëzishëm dhe me dinjitet.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here