Marseille nuk ka hequr dorë nga transferimi i sulmuesit të Chelseas, Olivier Giroud, transmeton Klan Kosova.

Klubi nga Franca do të bëjë një ofertë tjetër për të nënshkruar me sulmuesin në fjalë para përfundimit të tregut të transferimeve.

Sipas francezes Le10 Sport, Marseille është ende e interesuar për 31-vjeçarin, pavarësisht raportimeve se ai do të mbetet në Chelsea.

Giroud në fillim të këtij viti u transferua nga Arsenali në Stamford Bridge, ku deri me tani ka shënuar pesë gola në 18 paraqitjet e tij në të gjitha garat.

Ai ishte gjithashtu pjesë e Francës e cila këtë verë e fitoi Kupën e Botës në Rusi.