Mary J. Blige ka siguruar fansat e saj se ajo është mirë, ani pse është në procedurat e divorcit me bashkëshortin dhe menaxherin e saj, Kendu Isaacs.

Fituesja e çmimit Grammy ka thënë se bashkëshorti i saj i ka kërkuar asaj 130.000 dollarë në muaj, pas divorcit .

Por, Blige ka pasur edhe një mesazh për të gjitha gratë që janë duke kaluar një periudhë të tillë.

“Mesazhi im për të gjitha gratë që janë në situatë të njejtë është se nuk mund të mbështeteni te njerëzit që të kryejnë punët tuaja. Ju duhet të merrni përgjegjësi dhe të bëni vetë gjërat tuaja sepse askush nuk do t’i bëjë ato për ju”.

Këngëtarja e hitit “Not Gon’Cry” ka treguar edhe pse ka ardhur deri te divorci pas 13 vjetësh martesë.

“Momenti që unë hoqa dorë nga gjithçka, ishte fakti se unë kërkoja respekt në mënyrë të vazhdueshme dhe nuk e merrja këtë. Nëse nuk kam respekt, atëherë unë duhet të ec përpara”.

Ajo ka thënë se është një situatë e rëndë por ajo duhet të vazhdojë tutje në mënyrë që “ta shpëtojë vetveten”.

 

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here