Ka nisur diskutimi i hapur nga Fondacioni Jahjaga, që trajton temën ”Luftimi i stigmës ndaj të mbijetuarve të dhunës seksuale në Kosovë”.

Në lidhje me këtë projekt, Koordinatori Bardh Bakia ka thënë në Info Magazine se qëllimi i këtij aktiviteti është që përhapet vetëdijësimi si dhe të rritet përkrahja institucionale pasi ndaj kësaj shoqërie trajtimi deri tani ka qenë i pakënaqshëm, njofton Klan Kosova.

”Ky panair është pjesë e projektit fushatë për ngritjen e vetëdijës ndaj stigmës për të mbijetuarat e dhunës seksuale në Kosovë”.

”Ky diskutim është i hapur  për qytetarët, do të flitet për stigmën dhe kauzën e të mbijetuarave të dhunës seksuale të luftës në Kosovë”.

”Qëllimi ynë është që të përhapet vetëdijësimi për trajtim më të mirë ndaj kësaj shoqërie”.

”Tani po ndodhë ajo që do duhej të kishte ndodhur më parë”.

”Njohja institucionale e të mbijetuarve të dhunës seksuale, nuk ka qenë afër për 17vjet derisa Jahjaga themeloi Këshillin Kombëtar në 2014-të”.

”Kjo është mbrojtur me ligj”.

”Përkrahja institucionale është e pakënaqshme na duhet një përkrahje më e madhe institucionale jo vetëm kaq”.

Panelistë të këtij diskutimi janë ish-presidentja Atifete Jahjaga; Pia Stjernvall, ambasadore e Finlandës në Kosovë dhe Minire Begaj, kryetare e Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës, njofton Klan Kosova.