Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës, është duke mbajtur konferencën regjionale “Roli i arsimit të  lartë  në shoqëritë  demokratike”.

Kjo konferencë  ka mbledhur përfaques lokal  dhe ndërkombëtarë  përfshirë  rektorë, drejtorë të  arsimit të lartë , dekanë , profesorë , partnerë ndërkombëtarë dhe organizata studentore të  cilët kanë ndarë njohuritë  dhe përvojat e tyre .

Sipas ministrit të arsimit, Arsim Bajramit kjo konferencë  pritet të  ngrisë  vetëdijen dhe të  kuptuarit se si arsimi i lartë  ndihmon në  përgatitjen e liderëve dhe qytetarisë aktive në shtet demokratik.

Rektori i universitetit  “James Madison”, Jonathan R. Alger tha se universiteti që  ai drejton është  shumë  i interesuar të  bashkëpunojë  ngushtë  me universitetet kosovare dhe të  pranojë  për studim studentë kosovarë në SHBA.

 

 

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here