Në 2016 më së paku 438 emigrantë ishin mbajtur, në Maqedoni, nga të cilët 21 kanë qenë të mbajtur, në qendrën e pranimit, pas vizitës që është bërë nga Shoqata e juristëve të rinj të Maqedonisë, në 28 Dhjetor të 2016. Numri më i madh i personave të mbajtur kanë qenë meshkuj 89,7 përqind dhe vetëm 45 ose 10,2 përqind gra, shkruan ..

Mosha e tyre ka qenë nga 18 – 59 vjeç ose 94,2 përqind. Për kohën e periudhës të të vendosurve kanë qenë 25 fëmijë, nga të cilët 1 i ndarë nga prindërit dhe 1 tjetër jo bashkë me familjen. Nuk ka patur persona të moshës së vjetë,  të cilët ishin mbajtur, në qendrëne pranimit, në Shkup.

Numri më i madh i personave të mbajtur, të cilët kërkonin azil vinin nga Palestina, Avganistani, Irani, Siria dhe Maroko dhe më pak nga vendet e tjera, u tha sot në Shkup,  në konferencë mbi “Paraburgimin rreth imigrimit në Maqedoni – Praktikat aktuale, legjislacioni i zbatueshëm dhe alternativat e mundshme”, njohton ..

Shoqata maqedonase e juristëve të rinj, e mbështetur nga UNHCR-ja, përmes aktiviteteve të monitorimit dhe avokimit, e cila punon për reduktimin e paraburgimit rreth emigracionit dhe në përputhshmëri me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare thanë se të gjithë personat e mbajtur, të cilët kanë qenë të intervistuar janë vëzhguar, që njëkohësisht të nxirren në pah  edhe problemet e kontrabandimit, ku personat e prekur janë tërhequr në polici, për arsye se në gjykatë  u është nevojitur prezenca  e tyre gjatë procedurës penale kundër personave që kontrabandojnë me emigrantët. Këta persona kanë dhënë të dhënat, por kanë hasur në vështirësi të të kuptuarit të dokumentit dhe ka patur informacione të pamjaftueshme udhëzuese, për të drejtën për përfaqësim ligjor dhe e drejta për të apeluar. Sipas vendimeve për paraburgim, baza ligjore për paraburgim ishte heqja e tepruar. Si një shpjegim, në vendime është nxjerr që personat e hyrë ilegalisht në Maqedoni, në kundërshtim me nenin 12 paragrafi 2 të Ligjit mbi kontrollin e kufirit, si dhe të njejtët janë mbajtur për të përcaktuar identitetin e tyre.

Koha e mbajtjes  është shënuar 38 ditë. Koha më e gjatë për vitin 2016 ka qenë 301 ditë, përshkak të mungesës së informacioneve se pse janë mbajtur janë paraqitur grevë urie si dhe përpjekje për vetëvrasje.

Grupet janë mbajtur në qendrën e pranimit, për të jashtmit. Më saktë, nga 39 grupe, 553 persona janë kthyer në Greqi, ndërsa vetëm 100 ose 15,31 përqind janë mbajtur. Sipas rezultateve nga të dhënat e paraqitura, janë më shumë rastet nga familjet e shpërndara, njohton ..

Në panel u tha se Qendra ka kapacitet për vendosjen e 150 personave, ku edhe ka patur mbingarkesë të emigrantëve, ku meshkujt dhe femrat janë bashkangjitur.

Kjo konferencë, që shpalosi të dhënat mbi emigranët që kaluan në kufirin e Maqedonisë u organizua nga Shoqata maqedonase e juristëve të rinj, në bashkëpunim me përfaqësues të UNHCR-së në Shkup, me mbështetjen e Bashkimit Europian. Në Maqedoni, paraburgimi i lidhur me imigracionin është një fenomen në rritje në dy vitet e fundit. Në të njëjtën periudhë rreth 2000 persona të cilët kanë qenë të paraburgosur nga shkaqe të lidhura me emigrim, kanë kërkuar azil.

Në këtë konferencë për temën praktikat aktuale të paraburgimit të të huajve si arsye  e migracionit dhe të legjislacionit në këtë fushë, me përqendrim në alternativat e paraburgimit,  kishte përfaqësues të UNHCR-së, të Koalicionit Ndërkombëtar të Paraburgimit, të Prokurorit të Republikës së Maqedonisë, profesorë universitar, përfaqësuaes të Departamentit të çështjeve kufitare dhe migracioneve dhe të Departamentit të të huajve në MPB.
D.K
..com

@media only screen and (max-width: 670px){#headermobile{width:100%;z-index:80000000000;[email protected] only screen and (min-width: 680px){#headermobile{display:none;}}

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here