Policia e Kosovës ka sekuestruar 80 aparate të lojërave të fatit dhe rreth 40,000 euro para të gatshme gjatë një operacioni ku janë kontrolluar 12 lokale të ndryshme në Prishtine, Gjilan dhe Ferizaj.

Ndërsa nga ana e ATK-së janë mbyllur dhjetë lokale në të cilat janë zhvilluar aktivitet të paligjshme të lojërave të fatit.

Është intervistuar një i dyshuar mashkull dhe me urdhër të prokurorit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt .

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here