Asnjë gol nuk është shënuar mes Anglisë dhe Belgjikës në pjesën e parë në kuadër të grupit G në Kupën e Botës.

Ishte Belgjika skuadra me më së shumti tentime drejt portës kundërshtare, por megjithatë rrjetat mbetën pa u tundur.

Sidoqoftë, të dyja kombëtaret e kanë siguruar kualifikimin tutje, andaj mes tyre luhet vetëm për ta përcaktuar fituesin e grupit.