Kompania pati nënshkruar marrëveshje më 2012, për të vazhduar bashkëpunimin deri më 2020, por është tërhequr para kohe, ndërsa pritet që të ndëshkohet për këtë lëvizje

McDonald’s ka vendosur t’i jap fund sponsorimit të Lojërave Olimpike, duke shkëputur një prej bashkëpunimeve më të vjetra në histori të sportit.

Gjiganti i ushqimit të shpejtë është tërhequr nga pagesa prej rreth 40 milionë funtesh në vit për Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.

Kjo kompani, që gjithashtu është sponsor edhe i Kupës së Botës, nisi bashkëpunimin me KON në vitin 1976 dhe ishte një nga 13 brendet më të mëdha pjesë e programit.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here