Kompania teknologjike amerikane SpaceX, ka lajmëruar se po planifikon që të realizojë një udhëtim përreth hënës gjatë vitit të ardhshëm, vetëm për pasagjerët që janë turistë.

Tashmë dy qytetarë amerikanë kanë paguar biletat për udhëtimin rreth hënës gjatë vitit që vjen dhe kjo është hera e parë që dikush i cili s’është astronaut, do të kryejë një udhëtim nëpër hënë.

Shtetet e Bashkuara nuk kanë dërguar astronautë në hënë që nga misionet e NASA’s, Apollo në vitin 1960.

“Jemi shumë të entuziazmuar që SpaseX do të jetë gati që të dërgojë turistë në një udhëtim rreth hënës në fund të vitit të ardhshëm”, ka thënë Elon Musk, drejtori gjeneral i kësaj kompanie, raporton Al Jazeera .

Ata që do të udhëtojnë rreth hënës si turistë, nuk janë bërë të ditur, mirëpo është thënë se kanë paguar një shumë të madhe të hollash për ta realizuar këtë udhëtim.

 

 

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here