Largimi i Robben dhe Ribery ka bërë që Bayern Munchen të mendojë për lojtarët e krahëve. Drejtuesit e Bayern kanë pikasur Gareth Bale për të qenë pjesë e ekipit. As menaxheri i Bale nuk e ka hedhur poshtë një mundësi të tillë.

Bale është shumë i pakënaqur në Real Madrid. Minutazhi i ulët, operacionet e shpeshta janë disa nga arsyet që 29 vjeçari kërkon të largohet nga Real Madrid. Bayern po monitoron situatën dhe së shpejti mund të kemi një ofertë zyrtare, shkruan Top Channel.

Me afrimet e fundit edhe Real Madrid kërkon të largojë disa lojtarë. Pjesë e listës së largimeve është edhe Gareth Bale. Real beson se ka marrë maksimumin nga 29 vjeçari, dhe tashmë e konsideron të panevojshëm.