Futbollisti kosovar Bersant Celina ka marrë vëmendje në mediumet britanike pas paraqitjeve të mira me Swansean në Championship.

 

Ato kanë shkuar deri në atë pika sa që e kanë krahasuar me mesfushorin islandez Gylfi Sigurdsson.

 

Performanca e Celinës ka bërë që të mos vërehej mungesa e islandezit pas largimit te Evertoni.

22 vjeçari u transferua te Swansea gjatë verës 2018 nga Manchester City.

Kreativiteti i tij, intelegjenca dhe vizioni për gol është vlerësuar lartë nga mediumet angleze.