Sot u mbajt një orë letrare nga Ministria e Diasporës, e cila u quajt Promenatë Mërgimtare.

Ky takim u organizua prej lidhjes së krijuesve mërgimtarë dhe kishte për qëllim promovimin e librave të krijuesve shqiptarë por që jetojnë larg vendlindjes.

Si fillim për nder të vdekjës se Adem Demaçit, Bekim Lumit , Agim Sylaj e kontribuuesve të tjerë ceremonia nisi me një minutë heshtje.

Pastaj kryetari i lidhjes, Hasan Qyqalla, tha se ky organizim është jubilar për arsyje se është viti i tetë qe po mbahen takime të llojit të tillë dhe shtoi se arti ka vlerë estetike, njofton Klan Kosova.

Zëvendës Ministri i Ministrisë së Diasporës, Faruk Nura tha se ministria po bënë gjithçka që është e nevojshme dhe e domosdoshme për këtë fushë.

Në anën tjetër, Halil Matoshi tha se kryeministri e kishte dërguar për mirëseardhje dhe pohoi se republika e Kosovës është e vogël por me vlera të mëdha.

Gjatë kësaj ore letrare u promovuan 10 libra disa prej tyre ishin: “Trungu”nga Mentor Saqi, “Valzi i dashurise” nga Jetlira Avdiu etj.