“Sot në ditëlindjen e tij të 35 i uroj Lorik Canës kapitenit tonë kuq e zi që udhëhoqi kombëtaren tonë drejt arritjes më të madhe historike të kualifikimit në Europianin 2016 edhe të paktën 93 vite të tjera të lumtura e me suksese ashtu si 93 ndeshjet qe ai luajti plot pasion për kombëtaren tonë”

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta e ka uruar në datëlindjen e 35-të ish-kapitenin e përfaqësueses të Shqipërisë, Lorik Cana.

Cana e ka udhëhequr Shqipërinë drejt suksesit historik, pjesëmarrjen në Kampionatin Europian 2016, për të parën herë në histori.

Dhe presidenti shqiptar nuk ka mundur të mos e përmend këtë gjë, duke i uruar jetë të gjatë ,”dhe të paktën 93 vite të tjera të lumtura e me suksese ashtu si 93 ndeshjet qe ai luajti” në fanellën kuqezi.

 

“Kam kënaqësinë ta nis ditën me një urim të përzemërt për një njeri të veçantë e të dashur për të gjithë shqiptarët kudo ku jetojnë. Sot në ditëlindjen e tij të 35 i uroj Lorik Canës kapitenit tonë kuq e zi që udhëhoqi kombëtaren tonë drejt arritjes më të madhe historike të kualifikimit në Europianin 2016 edhe të paktën 93 vite të tjera të lumtura e me suksese ashtu si 93 ndeshjet qe ai luajti plot pasion për kombëtaren tonë. Urime edhe familjes së mrekullueshme të Lorikut që e ka mbështetur aq shumë në sakrificat dhe arritjet e tij”, shkruan Meta në një postim në “Facebook”.