Michael Phelps, olimpisti më i suksesshëm i të gjitha kohërave, do të garojë kundër një peshkaqeni të bardhë në kuadër të një shou televiziv në Discovery Channel i quajtur “Java e Peshkaqenit” .

Një komunikatë për media nga Discovery Channel premton se “do të zhvillohet kjo garë mes atletit më të dekoruar dhe grabitqarit më të rrezikshëm të oqeanit.

Phelps, 31 vjeçar, që u pensionua pas Rio 2016, ka 23 medalje të arta.

Amerikani do ta ketë të vështirë kundër peshkaqenit, pasi Phelps noton me afërsisht 10 km në orë, ndërsa peshkaqeni me mbi 40 kilometra në orë.

Kushtet e garës, si distanca e vendi, ende nuk janë përcaktuar.

 

 

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here