Të Enjten Microsoft publikoi raportin financiar të tre mujorit të parë duke rrëzuar parashikimet e Wall Street ndërsa më shumë biznese ju bashkuan shërbimit cloud Azure dhe suitës Office 365.

Në zemër të rritjes së Microsoft vitet e fundit është padyshim biznesi cloud. Produkti Azure, i cili konkurron me Amazon Web Services, pati të ardhura rekord të cilat u rritën me 93% për tre mujorin i cili u mbyll më 31 Mars.

Rritja e Azure katapultoi Microsoft në vendin e dytë në tregun e shërbimeve cloud me vlerë 15.6 miliardë dollarë.

Azure vjen pas AWS me 14% të tregut.

Të ardhurat nga Office 365 dhe biznesi i produktivitetit u rritën me 17% në 9 miliardë dollarë.

Biznesi Surface u rrit gjithashtu me 13% në 9.9 miliardë dollarë.

Në tërësi, gjigandi i Redmondit shënoi 26.82 miliardë dollarë të ardhura, ose një rritje prej 16%. Fitimi ishte 7.42 miliardë dollarë.