Menaxheri Zinedine Zidane është i gatshëm që ta nënshkruajë mbrojtësin brazilian Eder Militao.

Nëse kjo ndodhë atëherë futbollisti Militao do të jetë i pari që nënshkruan kontratë me Real Madridin nën menaxhimin e Zinedine Zidane.

Skuadra spanjolle është e sigurt se marrëveshja mund të arrihet gjatë këtij muaji, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Ndërsa futbollisti 21 vjeçar ka një klaukozë lirimi nga Porto prej 50 milionë eurosh.