Milwaukee Bucks kanë shënuar fitore ndaj Detroit Pistons me rezultat 115-92 në NBA.

Blake Griffin pati më së shumti pikë në ndeshje, gjithsej 31.

Në anën tjetër, te fituesit më i miri ishte Eric Bledsoe me 27 pikë.

Kështu, Bucks zënë vendin e dytë në Konferencën Lindore të NBA-së, ndërkaq dy vende më poshtë në këtë konferencë gjenden Pistons.