Ka disa ditë që ujërat e zeza e kanë vërshuar Teatrin Kombëtar.

E pikërisht për shkak të kësaj situate, aty të enjten doli ministri i kulturës, Kujtim Gashi, njofton Klan Kosova.

Ai tha se edhe pse sanimi i këtij problemi është përgjegjësi e komunës, ministria do t’i dalë në ndihmë teatrit.

Pas vizitës në teatër, ministri Gashi shkoi edhe bibliotekën kombëtare e cila ballafaqohet me problemin e njëjtë.

Përveç këtyre intervenimeve që pritet të bëhen shpejt, ministri Gashi u zotua se në teatër dhe bibliotekë do të ketë edhe investime të tjera.

Kronikë nga Rilind Matoshi.