Efektet pozitive të mjaltit për lëkurën tanimë janë të njohura. Jo vetëm që hidraton lëkurën dhe fibrat kapilare në nivel qelizor, por mjalti gjithashtu qetëson lëkurat e ndjeshme.

Falë veprimit të tij antioksidues si dhe pastron lëkurën dhe rigjeneron qelizat sipërfaqësore.

Në një periudhë afatgjatë, mjalti parandalon plakjen e parakohshme të lëkurës.

Limoni përmban enzima pastruese dhe acidi citric ndihmon në zbardhjen e lëkurës dhe zvogëlimin e poreve.

Ndërsa vaji esencial nga lëkura e tij ka veti antiseptike, rigjeneruese dhe antibakteriale.Më poshtë do të lexoni tre receta maskash magjike që trajtojnë 3 problemet më të zakonshme të fytyrës.

1. Trajton aknet

Përbërësit antibakteriale të limonit depërtojnë thellë në lëkurë për të eleminuar papastërtitë nga poret. Kombinuar me pak mjaltë, i njohur për vetitë antiseptike, aknet do të zhduken brenda një kohe të shkurtër.

Kjo maske parandalon zhvillimin e baktereve përgjegjëse për daljen e puçrave.
HopingHealth rekomandon që të vendosni pak mjaltë në një gjysmë limon dhe me këtë të lyeni fytyrën disa herë në javë.

Limoni gjithashtu vepron si një eksfoliant duke larguar qelizat e vdekura nga lëkura.

2. Lufton hiperpigmentimin
Limonët janë gjithashtu të njohur për aftësitë e tyre zbardhuese.
Ajo që duhet të bëni është të aplikoni pak lëng limoni me një pambuk në atë zonë të lëkurës ku melanina është përqëndruar më shumë.
Provojeni këtë trajtim dy herë në ditë, për 10 deri në 15 minuta

3. Redukton shenjat e strijeve
Limonët janë një metodë popullore shumë e njohur për trajtimin e shenjave të strijeve për shkak të acidit alfa hidroksi (AHA) dhe vitaminës C. Kjo e fundit ndihmon në prodhimin e kolagjenit ! Mjafton të lyeni lëkurën me lëng limoni dhe strije do të zbehen.
Shënim: Kjo metodë vlen kur strijet janë në ngjyrë rozë, pra sapo po krijohen. Pasi strijet e bardha janë më të vështira për t;u trajtuar

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here