Mesnata e 16 majit bëri bashkë në një koalicion PDK-në, AAK-në e Nisma-n.

Menjëherë pas kësaj ujdie, liderët e tre subjekteve politike nisën një parafushatë intenzive.

Ndërkohë me 31 maj në qendër të Prishtinës, PDK-AAK-NISM, hapën zyrtarisht fushatën. E kjo ishte edhe dita e vetme kur tre liderët Kadri Veseli, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj u panë bashkë.

Në vazhdimësi gjatë fushatës zgjedhore Ramush Haradinaj, ka premtuar se do të ndërtojë shtet ligjor e do të largojë ndikimin e Serbisë nga Kosova.

Ndërkohë në përmbyllje të fushatës, të tre liderët e partive të koalicionit PDK-AAK-NISMA, u panë përsëri bashkë.

Por, kur kreu i PDK-së, Kadri Veseli ftoi partnerët të dalin në skenë, kryetari i Nismës, hezitoi ta bëjë një gjë të tillë.

Për më shumë, ndiqeni kronikën e zgjeruar me momentet më interesante të fushatës së AAK-së për zgjedhjet e 11 qershorit të përgatitur nga gazetari Dibran Istrefi e kameramani Arben Restelica.

 

 

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here