Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, dëshiron që ta rikthejë Zlatan Ibrahimoviqin te ky klub, sipas raportimeve të ESPN.

Suedezi u largua nga Old Trafford në mars duke kaluar te klubi amerikan, Los Angeles Galaxy.

Së fundi, Ibra i doli në mbrojtje Mourinho-s i cili po kritikohet lidhur me formën nëpër të cilën po kalojnë Djajtë e Kuq, ndërkaq Mou po do që ta freskojë edhe repartin e sulmit në luftën e tij për të mbetur te gjiganti anglez.