Menaxherit Jose Mourinho, do t’i jepet kohë për t’ia përmirësuar imazhin skuadrës angleze, Manchester United, ka raportuar Daily Mail.

Pavarësisht rezultatit pozitiv ndaj skuadrës Newcastle, fjalët ishin se Mourinho do të shkarkohej nga posti i menaxherit, transmeton Klan Kosova.

Mirëpo, disa zëra të fuqishëm brenda klubit e kanë mohuar një gjë të tillë, dhe kanë bërë të ditur se Mourinho e gëzon mbështetjen e klubit anglez.