Ylli spanjoll është afër të njëmbëdhjetit titull në Roland Garros, të cilin do ta kërkojë përballë australianit Dominic Thiem

Rafael Nadal do të tentojë ta fitojë French Open për të njëmbëdhjetën herë, pasi mposhti Juan Martin del Potro në gjysmëfinale.

Spanjolli 32 vjeçar fitoi 6-4, 6-1 dhe 6-2 në sete për të arritur në finale, ku do të përballet me Dominic Thiem – i shtati në ranglistën e përgjithshme.

Nadal, që ka humbur vetëm një në 87 përballjet e tij në Roland Garros, mposhti argjentinasin për pak më shumë se dy orë.