Navigimi i realitetit të shtuar të Google Maps po vjen për të gjithë përdoruesit edhe pse është prezantuar disa muaj më parë.

Kompania tha pë WSJ se funksioni do të jetë i disponueshëm së shpejti or vetëm për Guidat Lokale fillimisht.

Funksioni ka nevojë të testohet më shumë përpara se të jetë i disponueshëm për të gjithë. Kjo do të thotë se navigimi AR është pranë shndërrimit në realitet.

Funksionalitetet bazike janë të njëjtat. Google përdor GPS për të gjetur vendin ku ndodheni dhe më pas bazohet tek kamera për tu orientuar me shigjeta 3D.

Megjithatë Google këshillon që “AR Mode” të mos përdoret pa kriter sepse mund të shkaktojë probleme të performancë për telefonin dhe të konsumojë baterinë dhe të pakon e internetit.

Teknologjia AR është larg zëvendësimit të asaj konvencionale për navigimin. Megjithatë duhet tju ndihmojnë në ato raste kur përballeni me situata komplekse.  

LEXO EDHE:  Dropbox marrëveshje me Google për integrimin e shërbimit cloud në G Suite