Po vazhdojnë kërkimet për punëtorin që e zuri shembja e një pjese të ish-hotelit Adriatik në Mitrovicë.

Klan Kosova që po vazhdon të qëndrojë në vend të ngjarjes merr vesh se janë intervistuar tre dëshmitarë, përkatësisht punëtorët që kishin shpëtuar nga kjo shembje.

Ndërsa prokurorja e rastit, Fetije Bajrami ka konfirmuar për Klan Kosovën se prokuroria ka ndaluar dy persona – punëdhënësin dhe punëkryerësin.

FSK-ja me qen të trajnuar vazhdon kërkimet për punëtorin në gërmadhat e ish-Adriatikut