Dy persona të paidentifikuar po mbahen në aeroportin e Shtutgartit pas kërcënimit të supozuar terrorist, sipas raporteve nga mediat gjermane.

Të gjitha fluturimet ishin anuluar përkohësisht por tani bëhet e ditur se aeroporti është rihapur.

Ndërkaq, mediat gjermane raportojnë se disa pasagjerë filluan që të grinden dhe njëri e akuzonte tjetrin se e kishin planifikuar sulmin në aeroplan.

Policia federale ka thënë se dy personat që po mbahen nga ta mund të lejohen që ta vazhdojnë fluturimin, “varësisht nga rrjedha e hetimeve”, ndërsa pasagjerët e tjerë do të fluturojnë për në Bullgari gjatë ditës.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here