Sot në mëngjes ka ndërruar jetë futbollisti me prejardhje nga Kosova, Labinot Harbuzi.

32 vjeçari ka pasur pasaportë suedeze dhe ka qenë pjesë e grupmoshave të Përfaqësueses së Suedisë, përcjell Klan Kosova.

Labinot Harbuzi ka qenë pa klub kohët e fundit, ndërsa paraprakisht ka luajtur për klubin aziatik, Melaka United.

Kurse në të kaluarën ai ka qenë pjesë e skuadrave të njohura evropiane Feynord dhe Malmo.