Një leopard që ra në një pus të thellë 30 metra është shpëtuar nga punëtorët që merren me kafshë të egra.

Ngjarja ndodhi në Maharashtra të Indisë, shkruan ABC  News, përcjell Klan Kosova.

Organizata për shpëtimin e kafshëve. Wildlife S.O.S, ka shpërndarë videon në internet ku shihet leopardi shtatë vjeçar duke u nxjerrë nga pus përmes një kafazi të cilin punëtorët e ngritën lart me anë të litareve.

Leopardi më pas u dërgua në Qendrën e Shpëtimit të Leopardëve  për t’u trajtuar nga veterinarët.