Për herë të parë në Spanjë po ndodhë diçka e pazakontë.

Sipas shifrave zyrtare të publikuara nga ministria e mjedisit, janë 50 milionë derra dhe 46.5 milionë njerëz, në vendin i cili është i njohur për mish derri.

Shifrat tregojnë një rritje prej nëntë milionë krerësh që nga viti 2013 dhe këto të dhëna janë shqetësuese për ndikimet në mjedis të kësaj veprimtarie, thonë ekspertët e ambientit.

Industria e mishit prodhoi më shumë se katër milionë produkte derri dhe gjashtë milionë euro të hyra vetëm në vitin e kaluar.

Përveç kësaj, problem janë edhe nitratet dhe produktet e mbetjeve të këtyre kafshëve të cilat po ndotin ujërat nëntokësore.