Afati kalimtar i verës pritet të jetë interesant sa i përket lëvizjeve të lojtarëve në drejtim të klubeve tjera.

Emrat si: Hazard, Griezmann, Di Maria, Sane, dhe shumë lojtarë të tjerë do ta madhështojnë tregun e futbollit, dhe me këtë rast do t’i mbajë futboll dashësit nën emocionet, se kush? ku? do të vazhdojë karrieren.

Tani lojtari i Chelseat, Eden Hazard, para disa ditësh pati deklaruar se e sheh vetën larg klubit të tij aktual.

Hazard thuhet se është lidhur me një kalim tek Real Madrid. Mungon vetëm firma në kontratën në vlerë prej 100 milion euro.

Po ashtu interesante mbetet situata tek Paris Saint Germain.

Menaxhmenti i klubit nga kryeqyteti francez, ka paralajmëruar largimin e një numri goxha të madh të futbollistëve.

Sipas njoftimeve në mesin e futbollistëve që do të largohet nga Parisi do të jetë Angel Di Maria.

Destinacioni i tij i ri pritet të jetë Barcelona.

Klubi katalan i ka ofruar atij një shumë mbi 80 milion euro.

E patjetër se në mesin e skuadrave aktive pritet të jetë edhe skuadra gjermane Bayern Munchen, që po synon sjelljen e dy emra Antonie Griezmann dhe yllin e Manchester Cityt, Leroy Sane.

Por këtu nuk ndalet tregu i transfereve që pritet t’i vë në lëvizje edhe ekipet e tjera, për të marr në radhët e tyre emra si: Pogba, Modriq, Eriksen e shumë futbollistë të tjerë.

Mbetet të shihet cili ekip do të përfitojë nga afati kalimtar i verës.

Opinioni futboll dashës po pret me padurim lëvizjet e reja.