Neymar po tenton që ta bindë klubin e tij, Paris Saint-Germain, që ta transferojë bashkëkombësin e tij, Philippe Coutinho, pohon Sport.

Dyshja braziliane gëzojnë një shoqëri të ngushtë dhe janë të etur që të luajnë përkrah njëri-tjetrit në nivel klubi ashtu sikurse në atë kombëtar.

Coutinho veçse është lidhur me një transferim larg Barcelonës në të ardhmen e afërt, dhe Neymar shpreson që ai t’i bashkohet në kryeqytetin francez.