Ylli 26 vjeçar i Brazilit, Neymar Jr. i cili ka shkuar në Spanjë për një udhëtim komercial, ka pohuar se do të qëndrojë në Francë.

Neymar ishte takuar me kolegët e tij të vjetër të Barcelonës, mirëpo ai ka bërë të ditur se e ardhmja e tij është në Paris Saint-Germain, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Ai bëri një hap përpara në PSG gjatë verës së kaluar kur nënshkroi kontratën rekord prej 222 milionë eurosh.

”Unë kam një kontratë me PSG dhe unë do të jem atje” kishte thënë ai për “Mundo Deportivo” përpara se ta shqyrtojë mundësinë e përballjes me kolegët e tij gjatë këtij sezoni në Ligën e Kampionëve.