Ka nisur Koncerti i Filharmonisë së Kosovës, i cili ka mbledhur krerët shtetëror, ambasadorë dhe miqtë ndërkombëtar të Kosovës.

Koncerti është organizuar në vazhdën e aktiviteteve për shënimin e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Të pranishëm në këtë organizim janë mysafirja e Kosovës, ish-sekretarja e shtetit amerikan Madeleine Albright, Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ish-presidentja Atifete Jahjaga, ambasadori amerikan Phillip Kosnnet e shumë fytyra publike.

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton dhe Kryeministri Ramush Haradinaj, ndonëse kishin paralajmëruar pjesëmarrjen nuk janë prezent.

Sipas Jahjagës, nën udhëheqjen e së cilën po bëhet edhe gjithë organizimi për 20 vjetorin e çlirimit, Bill Clinton ka pasur agjendë tjetër andaj edhe nuk ka marrë pjesë në Koncertin e Filharmonisë. Ndërsa për Haradinajn nuk janë bërë të ditura arsyet.