Me ndihmën e Forcave të Sigurisë së Kosovës e rrafshuan kodrën për të bërë hapësirë për shkollën e re.

E drejtoria e shkollës “Hasan Prishtina” në Busavat të Kamenicës, planifikoi që të ndërtojnë një fushë sporti për nxënësit .

Por,  projekti nga Drejtoria e Arsimit, bashkë me Ministrinë e Arsimit, synon që objekti i ri të zë edhe hapësirën e dedikuar për fushë sporti.

Këtë projekt, drejtori i shkollës Abedin Maliqi, thotë se nuk do ta lejojë në asnjë mënyrë të ndërtohet aty. Madje do të qëndrojë në vendin kur do të punojë makineria.

Përveç problemit të fushës sportive, Maliqi thotë se i gjithë projekti nuk është menduar mirë.

Kronikë nga Artiana Matoshi.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here