NISMA për Kosovë, ka konfirmuar se kanë së paku tetë deputetë në koalicionin PAN.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate pas mbledhjes së kryesisë që ka mbajtur kjo parti .

“Në këto zgjedhje NISMA për Kosovën ka pasur rritje mbi 40% që është një rezultat shumë i mirë i cili ia mundëson që NISMA për Kosovën në Parlamentin e Kosovës të jetë e përfaqësuar me së paku 8 deputet”, thuhet në komunikatën e kësaj partie.

Vetë Limaj në Zonën e Debatit, të Klan Kosovës, ka përmendur emrat e deputetëve të mundshëm nga partia e tij.

Pos vetes, Limaj ka thënë se deputetët tjerë do të jenë: Bilall Sherifi, Haxhi Shala, Zafir Berisha, Albulena Balaj, Valdete Bajrami, Milaim Zeka dhe Enver Hoti.

 

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here