Edhe babai duhet të ketë të drejtën e marrjes së shtesës prindërore për fëmijën e tretë. Kështu vlerëson Avokati i Popullit i cili në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale ka paraqitur Iniciativë për përgatitjen e propozimit për ndryshimin dhe plotësimin e dispozitave të Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve. Avokati i Popullit vlerëson se me ligjin ekzistues, baballarët janë të diskriminuar edhe pse  në shumë raste ata luajnë rolin e nënës dhe bëjnë kujdes të plotë ndaj fëmijëve.

Kjo e drejtë është e lidhur vetëm me njërin nga prindërit, respektivisht vetëm me nënën, ku saktësisht janë të caktuara kushtet të cilat duhet t’i plotësoi nëna që të mund ta realizojë këtë të drejtë. Babait, si prind…qasja deri në këtë të drejtë i mundësohet vetëm në raste të caktuara, respektivisht atëherë kur nëna nuk është e gjallë ose për arsye të caktuara nuk mund të kujdeset për fëmijët që nënkupton se babai ose kujdestari është i përjashtuar. Vlerësojmë se paraqet bazë për diskriminim në bazë të gjinisë dhe vlerësojmë se ka hapësirë për ndryshime të Ligjit për mbrojtje të së drejtës së fëmijës-  tha zv Avokat i Popullit Vaska Bajramovska Mustafa.

Zv Avokatja e Popullit, Vaska Bajramovska-Mustafa gjithashtu si shqetësues përmendi faktin se për të shfrytëzuar të drejtën e shtesës prindërore, familje të caktuara duhet të heqin dorë nga ndihma sociale.

Është jo logjike ajo që është e shënuar në ligjin për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës, e ajo është që po ndodhë në praktikë, nëna të mund ta realizojë të drejtën e shtesës për fëmijën e tretë pa dallim të ardhurave që merr ose statutit të saj, nëse është e punësuar ose jo. Ndërkohë, nëna që është shfrytëzuese e ndihmës sociale që ta realizojë këtë të drejtë në praktikë patjetër duhet të heq dorë nga e drejta e ndihmë sociale– theksoi Vaska Bajramovska Mustafa.

Momentalisht, të drejtën për shtesën prindërore  mund ta realizojë vetëm  nëna e cila, tre vitet e fundit para paraqitjes së kërkesës, është shtetase e Maqedonisë dhe ka kryer të gjitha kontrollet e rregullta gjinekologjike. Kjo e drejtë mund të humbet nëse nuk kryhen vaksinat e detyrueshme të fëmijës dhe nëse fëmija nuk regjistrohet, përkatësisht nëse nuk ndjek procesin mësimor.

Melihate Rustemi                     

@media only screen and (max-width: 670px){#headermobile{width:100%;z-index:80000000000;[email protected] only screen and (min-width: 680px){#headermobile{display:none;}}

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here