Deputeti i Vetëvendosjes, Liburn Aliu në emisionin “Rrokum rrol” , tha se ai ka pritur më shumë rreth bisedimeve, LDK-VV për formimin e një qeverie të mundshme, raporton VECLAJME.com.

“Ta them të drejtën kamë pritur më shumë prej këtyre bisedimeve nga VV e LDK, për shkak se në LDK ka pasur ardhje të reja, deputet të rinj të cilët kanë menduar ndryshe”, ka thënë ai, raporton VECLAJME.com.

“Ne vetëm së bashku me LDK-në i kishim numrat e mjaftueshëm për ta formuar qeverinë, e lëre më që me shumë gjasë do të mund të na bashkoheshin edhe disa nga minoritete”, ka thënë Aliu.

Ndryshe kujtojmë se para formimit të Qeverisë Haradinaj, ka pasur bisedime të gjata mes LDK e VV për formimin e një Qeverie, mirëpo këto bisedime nuk rezultuan me sukses për shkak se nuk u arritë një marrëveshje./ VECLAJME.com.com/

The post Befason deputeti i VV-së: Prisja të hynim në koalicion me LDK-në! appeared first on VECLAJME.com.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here