Intel konfirmoi ditën e sotme një problem të ri gjetur në procesorët e saj i cili bën që performanca e disa kompjuterëve të degradojë.

Kompania tha se qendrat e të dhënave janë ata që do të preken më së shumti nga rregullimi i problemit. Por tha se shumica e përdoruesve të kompjuterëve personalë do të preken minimalisht.

Problemi quhet Zombieload dhe vjen pas zbulimit të problemeve Spectre, Meltdown dhe Foreshadow.

Problemi i fundit në teori lejon një haker të përgjojë detyrat të cilat po përpunohen nga një procesor Intel Core ose Xeon lançuar pas 2011.

Amazon Web Services, Microsoft Azure dhe Google Cloud janë platformat madhore të prekura nga Zombieload.

Kompanitë thonë që kanë marrë masat për të shmangur impaktin tek klientët por gjigandët do të jenë të detyruar të investojnë më tepër nëse përditësimet e dizajnuara për tu mbrojtur kompjuterët do të dëmtojnë rëndë performancën.

Zombieload u zbulua nga hulumtuesit e Universitetit Teknologjik të Graz në Austri dhe Ku Luven në Belgjikë. Ata thanë se përmes tij hakerët mund të vjedhin të dhëna sensitive.

Gjithashtu thanë se nuk kanë informacion nëse Zombieload është përdorur në ndonjë sulm. Megjithatë impakti mbetet për tu parë. Pretendimet se Spectre dhe Meltdown do ti bënin kompjuterët e njerëzve të papërdorshëm dolën që ishin të ekzagjëruara.  

LEXO EDHE:  Lapsi Apple Pencil lidhet me tabletin thjesht duke afruar pranë iPad